Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli gjatë ditës sot ka vizituar spitalin rajonal të Gjilanit, me ç ‘rast ka premtuar mbështetje për rregullimin e infrastrukturës mjekësore në këtë spital.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se qëllimi i kësaj vizite është të njoftohet me kërkesat dhe nevojat e këtij spitali. Ismajli po ashtu tha se ndër kërkesat thelbësorë të stafit mjekësor ndaj tij ishte ndërtimi i një qendre emergjente.
“Kishim ca kërkesa nga vetë mjekët e ndryshëm apo punëtorët shëndetësor qe të rinovohet apo të ndërtohet një qendër e re emergjente në Gjilan, e cila realisht sot nuk i ka kushtet që duhet t’i ketë. Ka një infrastrukturë dhe shtretër të dëmtuar që nuk i plotësojnë kushtet që duhet të jenë dhe ofrojnë një dukje jo të mirë të shëndetësisë kosovare….unë do t’iu ofroj mbështetje dhe buxhet për të parë një situatë dhe pamje tjetër në spitalin e Gjilanit”, u shpreh Ismajli.
Ismajli po ashtu tha se do të investojnë si në personel mjekësor ashtu edhe në infrastrukturë.
Kurse, drejtori i përgjithshëm i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu duke falënderuar ministrin Uran Ismajli për vizitën tha se mbetën të përkushtuar për të ofruar shërbime sa me cilësore për pacientët gjilanas.
Hajrullahu tha se nga ministri Ismajli kanë kërkuar mbështetje për ndërtimin e qendrës emergjente, materialin shpenzues dhe barnat.
“Sot kemi kërkuar ndoshta shumë, por ka qenë takimi i parë i joni por një nevojë më emergjente po e quaj për ndërtimin e një qendre urgjente diagnostike, furnizimi me aparaturë, me shtretër, me material hargjues, barna, besoj që gradualisht edhe ministri do të na përkrahë edhe me projekte edhe me punësim, edhe në të gjitha aspektet që çalojmë apo kemi nevojë ne si spital”, u shpreh Hajrullahu.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli i pyetur për gjendjen e 60 mjekëve të cilët kanë mbetur të papunë për shkak të mos vazhdimit të kontratës me Karitasin, ai tha se çalime në këtë proces ka pasur qysh në fillim, derisa nuk është ditur se çka do të ndodh pas periudhës dy vjeçare me këta punëtor.
“Realisht ajo kur është bërë është bërë me një afat të caktuar nuk është menduar se çka do të ndodh me ata punëtor, natyrisht që ka qenë mirë që është ofruar një shërbim, por një çalim i këtijt procesi ka qenë se nuk është treguar se çfarë do të ndodh me këta punëtor”, tha ai.
Aktualisht në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit ka mungesë e çarçafëve, materialit hargjues, barnave esenciale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë