Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me aktorët e serialit më të shikuar në vend "O Sa Mirë", kanë gëzuar sot fëmijët në repartin e Pediatrisë në QKUK.

Ismailli së bashku me aktorët, në prag të Vitit të Ri, u kanë shpërndarë dhurata fëmijëve të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.


" Buzëqeshjet sot ishin për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. Një festë e lezetshme, siç janë edhe vetë më të vegjlit tanë, në prag të Vitit të Ri, me aktorët e serialit O Sa Mire - Zyrtare", me dhurata e përqafime. Gëzuar!", ka shkruar ministri në Facebook. /Telegrafi/

25660132 173727963225106 7603200336708026620 n

26001335 173727959891773 2422408965329339444 n

26166745 173727976558438 8570794309513418344 n