Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, po zhvillon sot një vizitë pune në Kiev (Ukrainë), ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në formatin: “Ukrainë – Evropa Juglindore”.
Ky takim është një ngjarje me rëndësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë midis Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore dhe do të shërbejë si platformë për diskutime të thelluara mbi zhvillimet aktuale në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në një periudhë sfiduese për Ukrainën dhe rajonin në përgjithësi.
Takimi, i organizuar me nismën e Ukrainës, vjen në një moment kritik për Ukrainën, Evropën dhe më gjerë, pasi ai zhvillohet në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore shprehën dënimin e hapur të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainë brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht.
Takimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit politik ndërmjet Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore, me fokus në zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon.
Shqipëria, si mbështetëse e fuqishme e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, do të theksojë angazhimin e saj për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon.
Në kuadrin e kësaj vizite pune, Ministri Hasani përveçse do të takohet edhe me homologun e tij ukrainas, Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Andrii Sybiha, ai to të ketë takime të veçanta me: Presidentin e Ukrainës SH.T. Z. Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës (Verkhovna Rada), SH.T. Z. Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin e Ukrainës SH.T. Z. Denys Shmyhal.
Kjo vizitë pune është një hap i rëndësishëm në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës dhe do të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve të dyanshme, si dhe në forcimin e ndikimit të dy shteteve në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania