LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hamza takon Presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti

Ministri Hamza takon Presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, është duke marrë pjesë në takimet vjetore të organizuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të cilat po mbahen në Aman të Jordanisë.

Gjatë këtyre takimeve, Hamza është pritur në takim të veçantë nga Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, për të diskutuar mbi bashkëpunimin financiar mes BERZH-it dhe Ministrisë së Financave, përkatësisht Qeverisë së Kosovës.

Hamza ka kërkuar që përveç aktivitetit aktual, Banka të zgjerojë mbështetjen për sektorin privat, në veçanti për mbështetjen e bizneseve të reja që udhëhiqen nga të rinjtë dhe gratë.


“Gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe Memorandumi i Bashkëpunimit për Infrastrukturë Lokale dhe Mjedis i cili parasheh bashkëpunimin afatshkurtër mes dy institucioneve për projekte në komunat e Kosovës, në vlerë totale deri në 100 milionë euro. Memorandumi shërben si kërkesë fillestare për financim nga Ministria e Financave të Kosovës për projekte në sektorë kyç të infrastrukturës lokale, siç janë ujërat dhe trajtimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbeturinave të ngurta, ngrohja qendrore, transporti, infrastruktura rrugore, dhe efiçienca e energjisë. Nënshkrimi i këtij memorandumi rithekson zotimin e Ministrisë së Financave për të siguruar financim për projekte të nivelit lokal, të cilat janë të rëndësisë së veçantë për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MF-së, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Hamza pritet të takojë edhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të Bankës për të diskutuar progresin e projekteve aktuale dhe mundësitë e financimit të projekteve potenciale për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori