LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi vizitoi FFK-në, stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm në muajin maj

Ministri Gashi vizitoi FFK-në, stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm në muajin maj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Fadil Vokrri, ku ka parë kushtet dhe hapësirat ku punon FFK-ja.

Ministri Gashi dhe kryetari Vokrri biseduan për zhvillimet në futbollin e Kosovës, për objektin në të cilin është i vendosur federata dhe për mundësinë që pronësia e objektit të kalojë nën menaxhimin e federatës. Ata po ashtu diskutuan për infrastrukturën sportive dhe investimet e shumta që po bënë MKRS-ja për të krijuar kushte të volitshme për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.


Ministri Gashi u shpreh se do të angazhohet për finalizimin e procedurës së kalimit të objektit në pronësi të FFK-së. “Bashkërisht jemi pajtuar që ta procedojmë në një mbledhje të Qeverisë në mënyrë që ky objekt të largohet nga procesi i privatizimit në të ardhmen dhe i njëjti të kthehet për shfrytëzim nga Federata e Futbollit të Kosovës”, tha ministri.

Ministri Gashi nënvizoi se do të arrihen marrëveshje tri palëshe mes MKRS-së, FFK-së dhe Komunave për investime në infrastrukturën sportive, në fusha ndihmëse, me qëllim që klubet tona të futbollit të kenë hapësirat e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre dhe futbolli të avancohet në përgjithësi. Ministri tha se në fund të prillit ose në fillimi të muajit maj, stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Gashi dhe Vokrri kanë diskutuar edhe për aspektin e menaxhimit të fushave dhe terreneve sportive. “Ne për vitin 2018 kemi planifikuar si ministri ta kemi edhe një ligj të veçantë që quhet Ligji për menaxhim të objekteve sportive dhe besoj që kjo i paraprin këtij komunikimi që po e bëjmë me Federatën, me Komunat dhe me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces”, tha ministri.

Ndër të tjera, ministri Gashi dhe kryetari Vokrri diskutuan në veçanti edhe për ecuritë e procedurave rreth ndërtimit të Stadiumit Nacional dhe fazën e diskutimeve me partnerët hungarezë të cilët do të ndihmojnë përmes një kredie të butë për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm jo vetëm për futbollin por edhe për interesin e vendit tonë.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe bashkëpjesëmarrjen dy palëshe në projekte të natyrave të ndryshme të cilat kanë një rëndësi të veçantë për avancimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjigantët kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve - por disa prej tyre me disfata befasuese

Gjigantët kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve - por disa prej tyre me disfata befasuese

Liga e Kampionëve
Le Graet takohet me Mbappen mes shqetësimeve se sulmuesi mund të largohet nga kombëtarja e Francës

Le Graet takohet me Mbappen mes shqetësimeve se sulmuesi mund të largohet nga kombëtarja e Francës

Përfaqësueset
Ylli i rivalit të Ligës Premier i thotë

Ylli i rivalit të Ligës Premier i thotë "po" Artetas - mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve

Premier League
Kalo në kategori