LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çuçi në Londër: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht

Ministri Çuçi në Londër: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman, ndërkaq kanë biseduar edhe për çështjen e emigracionit.

Ministri Çuçi tha se shqiptarët janë një komunitet vital dhe i integruar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacioanle që kurrsesi nuk mund të identifikohen  me etni të caktuara.


Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stererotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”, tha ai.

Sipas tij, këto çështje nuk do t’i pengojnë në bashkëpunimin e tyre.

“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale.

I kërkova gjithashtu të aministojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe që nuk ka rekorde kriminale në ngarkim. Çmoj shumë asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore”, shkruan ministri në Facebook.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori