Ministri Çeku flet për pingpongistët e Kosovës: Serbia bëri shkelje të të gjitha konventave ndërkombëtare të sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se kanë njoftuar të gjitha instancat relevante evropiane për bllokadën që Serbia ia bëri ekipit të pingpongut të Kosovës për të marrë pjesë në Evropianin U-21 që u mbajt në Beograd.
Çeku ka folur në një konferencë për shtyp ku ka thënë se Serbia vazhdon të bëjë shkelje në raport me sportistët kosovarë, pasi po i pengon suksesi në sport i Kosovës.
“Sa më shumë që bën Kosova me ndërkombëtarizimin, dhe me sukses ndërkombëtar në sport, aq më shumë bëhen bllokada nga Serbia. Kemi shkelje destruktive përsëri. Është shkelje e rëndë e të drejtave sportistëve, është shkelje e rëndë e të gjitha konventave ndërkombëtare të sportit. Ne jemi duke njoftuar të instancat relevante evropiane”.
“Organizatat sportive tona do të vazhdojnë me procedime ligjore. Federata e Ping Pongut ka dorëzuar padi në Komisionin Disiplinor të Federatës Evropiane. Jemi në koordinim me Federatën dhe KOK-un që beteja ligjore me Serbinë të vazhdojë në instancat e tjera ndërkombëtare”.
“Ne do të jemi mbështetëse për organizatat tona sportive për t’i adresuar në rrugë ligjore e ndërkombëtare këto shkelje të Serbisë në raport me sportistët tanë. Serbia është shndërruar në recidivist në raport me sportistët tanë. Kjo nuk është hera e parë”, ka thënë Çeku.
Në Beograd prej 6 korrikut e deri të premten u mbajt Kampionati Evropian në pingpong për të rinj. Pjesë e kësaj ngjarje ishin qindra pingpongistë nga vende të ndryshme. Por jo edhe pingpongistët nga Kosova.
Ndonëse Federata e Pingpongut e Kosovës kishte planifikuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje, kjo nuk iu mundësua.
FPPK-ja ka insistuar që të marrë pjesë në Evropian vetëm si e barabartë me delegacionet e tjera. Megjithatë kjo nuk ishte bërë e mundur, ndonëse Kosova që prej vitit 2003 është anëtare me të drejta të plota e ETTU-së (Unionit Evropian të Pingpongut).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë nga fusha

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Magomed Ankalaev kampion i ri në UFC, mposht Alex Pereiran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja