LAJMI I FUNDIT:

Ministri Azir Aliu dhëndrin e tij e ka emëruar shef kabineti

Ministri Azir Aliu dhëndrin e tij e ka emëruar shef kabineti

Podcasti që duhej të ishte informativ për transformimin digjital që po e planifikon ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, doli të jetë më informativ për relacionet familjare në kabinetin e tij.

Ministri Aliu e ka emëruar shef të kabinetit dhëndrin e tij, ndërsa këtë ai e konfirmoi edhe sot kur u pyet nga gazetarët.


Ministri Aliu u pyet nga gazetarët nëse kjo është nepotizëm, ndërsa ai i ftoi që ata që dyshojnë të nisin procedurë.

“Ministri: Dritanin e kemi ai që na thotë: Këtë mundet, këtë jo në bazë të këtij ligji.
Shefi i kabinetit: Po, për të vetmin qëllim që ta mbrojmë ministrin dhe të ecim përpara.
Ministri: Ka edhe një qëllim tjetër, e kam dhëndër dhe nuk ka çfarë të bëjë. Duhet të më mbrojë”, thanë gjatë bashkëbisedimit në podcast ministri Aliu dhe dhëndri i tij.

E vetmja gjë pozitive që doli nga podcasti i ministrit është fakti se ai ka qenë pa pagesë dhe lavdëratat që ia thurën njëri-tjetrit anëtarët e kabinetit dhe ministri./