LAJMI I FUNDIT:

Ministri Aliu thotë se linjat hekurudhore të Kosovës do të lidhen me vendet e rajonit

Ministri Aliu thotë se linjat hekurudhore të Kosovës do të lidhen me vendet e rajonit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se linjat hekurudhore të Kosovës do të lidhen me vendet e rajonit dhe ato evropiane.

Aliu duke folur për projektin e linjës Fushë Kosovë-Mitrovicë, ka thënë se kjo do të vazhdoj deri në Leshak.

“Është projekti i parë që ka të bëjë me rehabilitimin dhe modernizimin e linjave hekurudhore. Kjo për vendin përbën një kalim të rëndësishëm në ndikim në transport. Projekti është në fazën e përfundimit dhe pritet të përcillet me projektin nga Fushë Kosova në Mitrovicë, e më pastaj nga Mitrovica në Leshak”, tha Aliu gjatë një konference për medie, përcjell Telegrafi.


Ai theksoi se pas studimit të fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, kjo linjë do të bëhet e rëndësishme për shpërndarjen e mallrave.

“Këto projekte janë të rëndësishme për vendin tonë, si për qarkullim të brendshëm, por rëndësi të veçantë ka fakti që përmes këtyre Kosova do të mund të kyçet me vendet e rajonit dhe panevropiane. Përmes kësaj linje do të lidhemi me Shkupin, rrjedhimisht me Portin e Selanikut”, theksoi ai.

“Pas marrëveshjes që kemi bërë me Shqipërinë për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore nga Prishtina për në Durrës, ku Porti i Durrësit pritet të zhvillohet në një vend i rëndësishëm për shpërndarjen e mallrave”, ka përfunduar Aliu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori