Ministri Ademi nuk është i sigurt nëse reformat në arsim do të fillojnë në shtator
![Ministri Ademi nuk është i sigurt nëse reformat në arsim do të fillojnë në shtator](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/arber-780x439.jpg)
Akoma nuk është e sigurt nëse reformat në arsimin fillor do të nisin zbatimin e tyre bashkë me fillimin e vitit të ri shkollor 2018-19. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha për Alsat se ka nisur konsultimet me të gjitha palët e përfshira në reforma për të parë nëse ndryshimet e paralajmëruara janë të përshtatshme për nxënësit dhe punonjësit në arsim. Ademi, madje nuk është i sigurt nëse nga shtatori do të nis edhe zbatimi i pilot projektit me plan programet e reja mësimore për klasat e dyta dhe treta.
“Jemi duke shqyrtuar mundësitë për të filluar apo mos të filluar me pilotim, me reformat në arsimin fillor. Megjithatë, ditët në vijim për çfarëdo vendimi tonë do të njoftoheni me kohë. Nëqoftëse do të shkojmë me pilotim sigurisht se do të ketë thirrje për të gjitha shkollat e interesuara për të aplikuar që të jenë pjesë e zhvillimit të atyre reformave në kuadër të shkollave të tyre dhe mbarë opinioni do të njoftohet me kohe me të gjitha hapat e më pastajshme”, tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Ndërkohë, shumë nga udhëheqësit e shkollave fillore akoma nuk kanë njohuri se cilat shkolla do të përfshihen me pilot projektin për klasat e dyta dhe të treta. Nga shkolla “Imri Elezi” thonë se është tepër vonë për organizimin e programit dhe fëmijëve që do të përfshihen në këtë pilot projekt.
“Asgjë nuk kemi zyrtarisht saqë ne për momentin jemi me të vërtet në një gjendje shumë të rëndë, të vështirë shkaku se ne duhet të planifikojmë tash ndarjen e orëve arsimtarëve…Shumë gjëra do të jenë rëndë për ne të përshtatemi, duke filluar, edhe këtë duhet ta kemi parasysh se ndoshta jo çdo prind do që fëmija i vet të jetë pilot projekt. Edhe këtë nuk e di, sa edhe si e kanë planifikuar, si e kanë bë këtë, ajo shkolla komplet nëse është pilot projekt dakord por nëse merren pjesë me siguri do të hasim edhe në ato problemet që i cekët, hapësinor”, u shpreh Merita Koxhaxhiku, sh.f “Imri Elezi”.
Propozim ligji për arsimin fillor i përgatitur nga ish ministrja e Arsimit, Renata Deskovska parasheh ndryshime të shumta, mes tyre: të shtunave mos të mësohet, maksimum 20 orë në javë do të kenë nxënësit e klasës së parë deri në të tretën, 25 orë ata të klasës së katërt deri në të gjashtën dhe 30 orë në javë nxënësit e klasës së shtatë deri në të nëntën. Gjithashtu, propozim ligji parasheh edhe shkurtimin e numrit të nxënësve në klasa, minimum 20 nxënës do të formojnë një klasë, ndërsa numri i tyre do të mund të shkoj deri në 30, ndërkohë që një paralele e kombinuar mund të ketë më së shumti 10 nxënës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkolla-1-380x233.jpg)
Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?
![MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/rrushi-380x233.jpg)
MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit
![Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480209587_1166066784877859_2289392618338489363_n-380x233.jpg)
Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim