MINI ka lëshuar fotografi të reja të makinës së saj të rimodeluar me 5 dyer.

Prodhuesi britanik në pronësi të BMW kohët e fundit rimodeloi modelin e saj të fundit dhe tani kemi mundësinë të shohim nga afër versionin me 5 dyer, transmeton Telegrafi.


Ndryshimet stilistike janë më të dukshme në pjesën e përparme të automjetit, ku grila dhe parakolpi janë ridizajnuar.

1265192276603796c617aec361887276 v4 big

1617788007603796c643d97869172601 v4 big

Përveç kësaj, makina mori drita të reja LED, dhe parakolpi u ristrukturua pak.

Dritat ndaluese të dizajnuara në stilin e flamurit britanik "Union Jack" janë standarde në të gjitha modelet me 5 dyer.

1203210422603796c6641ee888074223 v4 big

MINI gjithashtu ka zgjeruar zgjedhjen e ngjyrave të jashtme me tre nuanca të reja të quajtura "Island Blue" metalike, "Rooftop Gray" metalike dhe "Zesty Yellow".

Klientët gjithashtu do të jenë në gjendje të zgjedhin nga disa versione të reja të rrotave të aliazhit.

1227566323603796c684590193975713 v4 big

MINI gjithashtu thekson që diapazoni i motorit për 2021 është marrë nga versionet aktuale, kështu që nuk ka pasur asnjë ndryshim nën kapak. /Telegrafi/

1430363887603796c6a2929586286697 v4 big

2019107441603796c6da58b179798147 v4 big

43107875603796c70c3c0958073897 v4 big