LAJMI I FUNDIT:

Minçev: Letrat e Ahmetit janë populizëm politik

Minçev: Letrat e Ahmetit janë populizëm politik

Mendoj se Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë thënë se nuk ka rrezik të cenohet siguria e shtetit. Nëse një praktikë e tillë dëshiron të futet, për mua është e papranueshme. Konferencat për shtyp dhe tensionet që Ahmeti po i mban në shoqëri tash dhe me aktin e fundit dhe dërgimin e letrave deri te partnerët evropianë, por edhe Mickoski, janë çështje e populizmit politik, thotë ministri i Administratës Publike, Goran Minçev për letrat e fundit të dërguara nga lideri i BDI-së, në të cilat, ndër të tjera, bën me dije se shfuqizimi i “Balancerit” do të ndikojë në të ardhmen e shtetit dhe kohezionit ndëretnik.

Minçev përkujtoi se përfaqësuesit e BDI-së në kuadër të Qeverisë së kaluar, në kuadër të Strategjisë Nacionale 2023-2030 për reformat në administratën publike, kanë marrë vendim dhe kanë konstatuar se mjeti “balancues” është objekt abuzimi dhe se duhet shfuqizuar.

Sipas Minçevit, ka një “shtresim” në BDI dhe koalicionin e Frontit Europian.


Sipas Ahmetit, Gjykata Kushtetuese planifikon të shfuqizojë dispozitat themelore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe është duke folur për një vendim për ndalimin e identifikimit të përkatësisë etnike të qytetarëve në institucionet shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori