LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e ngujuar në një minierë të Afrikës Lindore, janë gjetur pa shenja jete

Minatorët e ngujuar në një minierë të Afrikës Lindore, janë gjetur pa shenja jete

Trupat e katër minatorëve që ishin ngujuar thellë në tokë në një minierë ari të Afrikës së Jugut, janë gjetur gjatë ditës së sotme pa shenja jete, ka bërë të ditur një sindikatë e punëtorëve të minierave.

Minatorët u ngujuan të premten, pasi një dridhje shkaktoi rënien e një shkëmbi në minierën Tau Lekoa, në qytetin verilindor të Orkney, transmeton Telegrafi.

Vetëm njëri prej minatorëve, është arritur të nxirret menjëherë pas aksidentit, derisa katër të tjerë vazhdonin të ishin nën rrënoja për dy ditë.


Neës24 i Afrikës së Jugut raportoi se katër minatorët, ishin ngujuar në më shumë se 1,300 metra nën tokë.

Më shumë se 100 njerëz u përfshinë në përpjekjen e shpëtimit, por u penguan nga shkëmbinjtë që kishin rënë dhe kërcënonin shembje shtesë.

Sipas kryetarit të unionit të minierave, Joseph Montisetse që është i fundit me të cilin ata kontaktuan, kërkesa e tyre e fundit ishte t’ju sjellin oksigjen dhe se janë duke u mbytur.

Në Afrikën e Jugut janë minierat më të thella në botë, derisa aksidentet janë mjaft të shpeshta.

Gjatë vitit të kaluar, 81 minatorë e kanë humbur jetën, në aksidente të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Raketa e Putinit godet hotelin ukrainas që strehon britanikë dhe amerikanë – pak orë pasi Trump pezulloi ndarjen e inteligjencës me Kievin

Raketa e Putinit godet hotelin ukrainas që strehon britanikë dhe amerikanë – pak orë pasi Trump pezulloi ndarjen e inteligjencës me Kievin

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori