LAJMI I FUNDIT:

Minarja shfaqet nga liqeni i ngrirë

Minarja shfaqet nga liqeni i ngrirë

Minarja e cila ngritet në mes të liqenit në lindje të Turqisë është kthyer në një atraksion turistik, e cila në mënyrë të veçantë të tërheq vëmendjen e turistëve në dimër kur sipërfaqja e liqenit mbulohet me akull.

Kjo është minarja e xhamisë që mbeti nën ujë pas mbushjes së digës Yazici në vitin 2009. Diga i shërben nevojave të hidrocentralit me të njëjtin emër, por edhe për ujitjen e më shumë se 25 mijë hektarëve të tokës bujqësore në Agri.

Së bashku me një pjesë të fshatit Bascavus, nën ujë mbeti edhe xhamia lokale kurse minarja vazhdon të qëndrojë drejtë në mes të liqenit.


Rreth 18 kilometra larg nga qendra e Agrit, minarja është bërë një atraksion i madh turistik i vizituar nga vendorët e zhvendosur të këtij fshati, por edhe nga turistët nga e gjithë Turqia dhe më gjerë.

Minarja në mes të një liqeni të ngrirë është një skenë që tërheq fotografët profesionistë dhe ata amatorë në kërkim të imazheve të pazakonta. /Anadolu Agency/

Në trend Fun

Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e

Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e "shpërbleu" me sharrë elektrike Muskun

Interesante
Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Fun
Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Fun
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Shtatë shpikjet e mëdha: Ata i zbuluan, të tjerët fituan paratë

Shtatë shpikjet e mëdha: Ata i zbuluan, të tjerët fituan paratë

Interesante
Kalo në kategori