Kosova do të grumbullohet të dielën për ndeshjet e muajit shtator.

Dardanët do t’i luajnë tri sfida shumë të rëndësishme, ku fillimisht përballen me Gjeorgjinë, pastaj do të presin në Prishtinë, Greqinë e Spanjën.


Njëri nga lojtarët më të mirë të Dardanëve, Milot Rashica do të grumbullohet me Kosovën, por do të mungojë në ndeshjen e parë.

Rashica 1

Norwich City i ka bërë të qartë lojtarit se nuk duhet të luaj në ndeshjen e parë që Kosova e zhvillon në Gjeorgji.

Burim të Telegrafit brenda FFK-së konfirmojnë se Rashica do të bashkohet me Dardanët, por që nuk do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë për ta zhvilluar ndeshjen e parë.

Ky shtet është në listën e kuqe të Anglisë për sa i përket rrezikshmërisë së lartë nga COVID-19.

Megjithatë sulmuesi vushtrrias do të jetë në Prishtinë nga dita e parë e grumbullimit, ku trajneri Bernard Challandes do ta ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës. /Telegrafi/

Rashica Bajselmani

telegrafi sport app