LAJMI I FUNDIT:

Milner: Salah do të vazhdojë të shkëlqejë edhe në sezonin e ardhshëm

Milner: Salah do të vazhdojë të shkëlqejë edhe në sezonin e ardhshëm
Milner - Salah (Getty Images)

James Milner këmbëngul se Mohamed Salah nuk është një befasi pas një sezoni të madh, pasi ai është i sigurt se bashkëlojtari i tij mund të gëzojë edhe sezone tjerë rekordesh.

Salah udhëhoqi Liverpoolin deri në finalen e Ligës së Kampionëve dhe vendit të tretë në Ligën Premier, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat, ku 32 erdhën në kampionatin anglez pas transferimit të tij nga Roma.

Egjiptiani, i cili pësoi një dëmtim në shpatull në humbjen e finales së Ligës së Kampionëve, përfundoi sezonin me çmimin e Këpucës së Artë dhe si Lojtari i Vitit në Ligën Premier mes çmimeve të tjera individuale.


Liverpooli njofton se Salah ka nënshkruar kontratë të re
Lexo po ashtu Liverpooli njofton se Salah ka nënshkruar kontratë të re

Pas rikthimit të tij në aksion dhe golave në fitoren 2-1 të Reds ndaj Manchester Cityt në International Champions Cup të mërkurën, Milner beson se sensacioni egjiptian mund të përsëris suksesin e sezonit 2017-18.

Salah shkëlqeu në sezonin e parë me Reds (Getty Images)

“Lojtarët më të mirë në botë nuk janë të njohur për shkak se shkëlqejnë për një sezon, por se ata e bëjnë këtë pandërprerë. Ai [Salah] është më shumë se i aftë ta bëjë këtë”, ka thënë fillimisht Milner.

“Mendoj se natyrisht ka presion kur ju keni një vit të mirë për ta përsëritur atë, por ai është një lojtar i madh dhe e ka treguar këtë. Ai do të vazhdojë të përmirësohet”.

Dhjetë lojtarët e nominuar për ‘FIFA lojtari më i mirë i vitit 2018’ – Messi, Ronaldo, Mbappe, Modric dhe Salah kandidatët kryesorë
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët e nominuar për ‘FIFA lojtari më i mirë i vitit 2018’ – Messi, Ronaldo, Mbappe, Modric dhe Salah kandidatët kryesorë

“Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi si një skuadër me të si dhe të sigurohemi që presioni nuk është mbi supet e tij për të ofruar gola dhe për të na nxjerrë nga situata të vështira”.

“Është për të gjithë ne që ta ndihmojmë atë të jetë lojtari më i mirë që mundet dhe ta bëjë këtë si pjesë e një ekipi”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori