LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: PSP-ja bën punë politike, e jo punën që i është besuar

Milloshoski: PSP-ja bën punë politike, e jo punën që i është besuar

Antonio Milloshoski, anëtarë i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së ka kritikuar ashpër Prokurorinë Speciale Publike (PSP), duke trajtuar punën e saj si politike, e jo si prokurori, punë që gjithnjë e më tepër i rënon pritjet e publikut dhe besimin që iu dha përmes marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai i konsideron si teatrale konferencat e shtypit të kësaj prokurorie, duke konsideruar se qëllimi i tyre është dhënia pretekst, Zoran Zaevit, për protesta të dhunshme, ndërkaq thotë se puna e tyre është edhe plotësimi i mungesës së programit politik të LSDM-së.

Milloshoski përmed edhe praninë e diplomatëve të huaj në këto konferenca të PSP-së, për të cilët thotë se në disa raste janë konsultuar në mes vete për lëndë të caktuara, prandaj kërkon që PSP-ja ta rishikjë punën që bën./Telegrafi/