LAJMI I FUNDIT:

Millkov: Duam të rivendosim agjendën pozitive në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Millkov: Duam të rivendosim agjendën pozitive në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bullgaria është e interesuar për rikthimin e agjendës pozitive në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, diçka e humbur në muajt e fundit, tha sot ministri i Punëve të Jashtme bullgar, Nikollai Millkov, në konferencën e përbashkët për shtyp në Sofje me kolegun e tij maqedonas Bujar. Osmani.

Siç njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, Millkov theksoi se është paradoks të kemi një vizion për zhvillimin e rajonit dhe marrëdhënieve bilaterale, të kemi një mekanizëm për zgjidhje, gjegjësisht Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017, Protokollin dhe në të njëjtën kohë u shfaq një atmosferë jo pozitive për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Planifikojmë ta tejkalojmë këtë me këtë vizitë duke intensifikuar dialogun mes dy ministrive dhe dy vendeve”, tha Millkov.


Ai informoi se në takimin me Osmanin është biseduar për të gjitha pengesat me të cilat përballen dy vendet, për klubet, për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por shtoi se janë fokusuar edhe në temat pozitive, të cilat, siç tha ai, duket se ka mbetur në hije dhe si më kryesorja përmendi shkëmbimin e lartë tregtar, i cili pritet të arrijë në një miliard euro deri në fund të vitit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori