LAJMI I FUNDIT:

Milionat e fushatës

Milionat e fushatës

Partitë e mëdha politike kanë nisur t’ia hapin “grykën thesit me para” për fushatën parazgjedhore.

Përpos fondeve që i marrin nga buxheti i shtetit, shuma të mëdha marrin edhe nga bizneset, të cilët më pas i favorizojnë në tenderët institucionalë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Përderisa KQZ-ja ka rrumbullakuar shpenzimet në shifrën prej rreth 900 mijë eurove, subjektet politike vazhdojnë të mos jenë transparente sa i përket mënyrës së financimit.


Kështu konsiderojnë monitoruesit e financimit të partive politike, të cilët thonë se në Kosovë mungojnë mekanizmat e duhur të kontrollit për ndalimin e keqpërdorimeve financiare.

Ndërkohë, analistët politikë vlerësojnë se fondi i partive politike është shumëfish më i madh sesa shuma që marrin nga buxheti i Kosovës. Ata madje nuk përjashtojnë mundësinë që disa prej partive financohen nga bizneset e mëdha në Kosovë.

Megjithëkëtë, deputetë nga koalicioni PDK-AAK-“Nisma” thonë se i gjithë financimi bëhet në mënyrë transparente, kurse “Vetëvendosja” ka bërë të ditur se fushatën do ta financojë nga kursimet e fondit vjetor dhe nga kontributet e qytetarëve. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori