Ndarja e dy çifteve më të fuqishme në botë kanë shkaktuar debate dhe shqetësime në lidhje me filantropinë e tyre, në një kohë kur duket se miliarderët nuk mund t’i japin paratë e tyre mjaft shpejt.
Divorci që ndodhi së fundmi ndërmjet Bill dhe Melinda Gates tashmë mund të ndikojë në fondacionin e tyre prej 50 miliardë dollarësh, një nga më me ndikimin në histori.
Veç kësaj, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi, pas divorcit të saj në vitin 2019, MacKenzie Scott u dha gati 6 miliardë dollarë qindra grupeve bamirëse, ndërsa ish-i i saj, Jeff Bezos, premtoi 10 miliardë dollarë për një “Fond të Tokës” për të luftuar ndryshimin e klimës – deri tani shumat më të mëdha të dhëna ose të premtuara nga secila prej tyre.
Megjithatë, pasuritë e mëdha të Bezos dhe Scott janë rritur, duke tejkaluar dhurimet e tyre.
Por këta nuk janë të vetmit pasi miliarderë relativisht të rinj madje po japin shuma mahnitëse parash.
Një nga krijuesit e kriptomonedhës Ethereum dhuroi monedha Shiba Inu – një kriptomonedhë me vlerë në atë kohë – rreth 1 miliard dollarë për një fond ndihme kundër Covid-19 për Indinë.
Ndërkohë, hendeku midis ultra të pasurve dhe atyre jo aq të pasur u thellua në mënyrë dramatike gjatë pandemisë Covid-19, duke nxitur debatin rreth rolit të filantropisë në shoqëri.
Pse po i japin ato para?
“Filantropistët marrin shumë më shumë vëmendje pozitive”, ka thënë Linsey McGoey, drejtore e Qendrës për Kërkime në Sociologji Ekonomike dhe Inovacion në Universitetin e Essex. “(Por) ne kemi filluar të dyshojmë se njerëzit që kanë miliarda dollarë nuk kanë një interes të vërtetë për zgjidhjen e këtyre problemeve”.
Çifti Gates, së bashku me partnerin Warren Buffett, transformuan pritjet e publikut për miliarderë me krijimin e “Giving Pledge” të tyre në 2010.
Ata premtuan të jepnin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre, ose sa të ishin gjallë ose pas vdekjes së tyre, dhe joshën qindra më të pasur të botës për të bërë diçka të tillë, gjithashtu.
Premtimi, megjithatë, nuk ka asnjë mekanizëm zbatimi.
Siç vë në pah Bloomberg, ky është një premtim moral dhe publik dhe njerëzit që regjistrohen mund të ndryshojnë mendje në çdo kohë, me ose pa i thënë askujt.
Pse ka rëndësi?
Nuk është domosdoshmërisht e lehtë të vendosni se si të dhuroni një shumë të madhe parash.
Elon Musk pyeti publikisht në Twitter për ide se si të jepte pasurinë e tij prej 172 miliardë dollarësh. Bezos bëri të njëjtën gjë në vitin 2017.
Scott ka marrë një qasje të ndryshme nga disa, duke shpërndarë paratë e saj midis qindra bamirësive dhe institucioneve më të vogla që shpesh neglizhohen nga donatorë të mëdhenj.
Ajo tha se do të “mendonte më mirë” në dhurimet e saj por megjithatë “nuk do të presë” për ta zbrazur arkën e saj.
Në shkrimin e Bloomberg thuhet se shumë u japin para fondacioneve të tyre dhe më pas e përdorin atë mjet për të kuptuar se si t’i shpërndajnë paratë.
Miliarderi indian i teknologjisë Azim Premji në vitin 2019 u zotua të transferojë rreth 7.5 miliardë dollarë në aksione të kompanisë së tij në fondacionin e tij.
Vitin e kaluar, bashkëthemeluesi i Nike, Phil Knight dha 900 milionë dollarë për fondacionin e tij, ndërsa ish CEO i Google, Eric Schmidt dhe gruaja e tij Wendy dhanë 150 milionë dollarë këtë vit drejt studimit të biologjisë dhe të mësuarit makinerik.
Disa zgjedhin të përdorin struktura, të quajtura “fonde të këshilluara nga donatorët”, që i lejojnë ata të “parkojnë para” dhe të marrin përfitimet e menjëhershme tatimore të dhënies dhe të vendosin më vonë se ku t’i dërgojnë dhuratat.
Ajo që është e sigurt, vlerëson në fund shkrimi i Bloomberg, është se miliarderët do të vazhdojnë të përpiqen të “rregullojnë” reputacionin e tyre përmes veprave të tyre filantropike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Zelensky thotë se shpreson të takohet me Trumpin të premten në SHBA

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe