LAJMI I FUNDIT:

Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Pas gjashtë vitesh në burg, sot lirohet ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, Janakieski ka qenë në arrest shtëpiak dhe burg efektiv. Fillimisht është dërguar në burgun “Idrizovë”, ku ka vuajtur dënimin për rastin “Titanik” të PSP-së dhe më pas është transferuar në burgun “Shkupi”, ku ka qenë deri më sot.

Që nga formimi i PSP-së, Janakieski është ndjekur penalisht në disa lëndë gjyqësore. Pas arratisjes së liderit të OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ai përfundoi në paraburgim.


Në nëntor të vitit të kaluar, Mile Janakieski e ka mposhtur shtetin para gjykatës në Strasburg dhe do të marrë dëmshpërblim sepse është konstatuar se i është shkelur e drejta për liri nga neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ish-ministri i akuzuar në lëndët “Shkallët spanjolle” dhe “Organizimi i 27 prillit” ndodhej në paraburgim, ndonëse sipas gjykatës nuk kishte arsye për privimin e tij nga liria.

Shkelja e dytë është në pjesën e shpejtësisë së vendimmarrjes për ankesat e tij para këshillit penal në Gjykatën penale të Shkupit, e cila ligjërisht është dashur të zgjasë maksimumi 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori