Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka demantuar shkrimet e mediave në Serbi se kinse ai i ka ofruar garanci Hagës për mundësuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të mbrohet në liri.
“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë ai duke iu u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në qytetin kroat, Sisak.
Ai ka përkujtuar që gjatë ngritjes së akuzës kundër Thaçit kishte deklaruar se për atë aktakuzë mendon “gjithçka të keqe”. Ai ka vlerësuar që aktakuza kundër Thaçit është mënyrë për ta dështuar rajonin.
“Tani dikush në çarshinë e Beogradit ndoshta do të ma zë për të madhe, por unë nuk jam armik i serbëve, as kam qenë, as nuk do të jem kurrë. Thjesht mendoj se është e dëmshme. Thaçi është dashur të ishte akuzuar ose t ishte lënë i qetë, sepse disa njerëz nga Beogradi kalojnë lehtë (të paprekur)”, tha Milanoviq, transmeton REL.
Mbrojtja e Thaçit thotë se Specialja s’ka juridiksion për gjykimin e tij
Ai është i bindur se Thaçi ka të ngjarë të arrijë pleqërinë para gjykatës, për shkak të akuzave “të paprovuara” në raportin e Këshillit të Evropës, lidhur me pretendimin për trafikimit të organeve.
“Në këtë kuptim, konsideroj që kjo është dëmtuese, por nuk kam ofruar kurrfarë garancish – jo, dhe as që mundem ta bëj këtë. Kjo, thjesht është e pamundur. Edhe po të kisha thënë kështu, unë e kam të pamundur ta bëj këtë”, ka thënë Milanoviq.
Ai ka shtuar që Kroacia nuk do ta bënte atë që e ka bërë Hungaria, si anëtare e BE-së – që t’i japë azil ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit, i cili kishte ikur në Hungari, në mënyrë që t’i shmangej dënimit me burg prej dy vjetësh, për shkak të korrupsionit.
Gjykata Speciale në Hagës për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, në tetor të vitit të kaluar konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999.
Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk