Milani thuhet se po shqyrton një ofertë të janarit për Hakan Calhanoglu nga klubi gjerman RB Leipzig.

Reprezentuesi 24-vjeçar i Turqisë kurrë nuk ka përmbushur plotësisht premtimin e tij në San Siro pas transferimit prej 21.3 milionë euro nga Bayer Leverkusen në verën e vitit 2017.


Calhanoglu nuk arriti të bënte përshtypje në disa role të ndryshme dhe është emri i parë në listë për t'u larguar nga Milani.

Largimi i mesfushorit turk nga San Siro pritet të bëhet në afatin kalimtar të janarit.

Calhanouglu Hakan Calhanouglu (Getty Images)

Ai u lind dhe u rrit në Gjermani, kështu që do të shijonte një kthim në Bundesliga.

Sipas MilanNews.it, oferta e vetme e vërtetë në tavolinë është nga RB Leipzig.

Këtë ofertë mendohet se Rossonerët janë duke e shqyrtuar dhe mund ta pranojnë largimin e tij.

Në rast largimi, Milani synon spanjollin Cesc Fabregas si zëvendësues të turkut. /Telegrafi/

telegrafi sport app