Olivier Giroud nuk është nënshkrimi i vetëm për Milanin, pasi është raportuar se ata gjithashtu bënë marrëveshje me Real Madridin për huazimin dy-vjeçar të Brahim Diaz dhe mbrojtësin e krahut të Monacos, Fode Ballo-Toure.
Giroud fluturoi me një avion privat në Aeroportin Linate në Milano mbrëmjen e së enjtes dhe ai do të kryejë sot testet mjekësore, duke përfunduar transferimin nga Chelsea për 1 milion euro plus deri në 1 milion tjera bonuse.
Sipas mediumeve Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Giroud nuk është e vetmja marrëveshje që Rossonerët kanë bërë gjatë mbrëmjes së enjte.
Ata janë gjithashtu të gatshëm të mbyllin marrëveshjet për dy lojtarë të rëndësishëm gjatë 24 orëve të ardhshme.
Real Madridi ka rënë dakord të lirojë Brahim Diaz te Milani me një huazim dy-vjeçar për një tarifë totale prej tre milion eurosh.
Milani do të ketë një mundësi blerje për 22 milionë euro, por Real Madridi mban një opsion ri-blerje për 27 milionë euro në mënyrë që ata ta kthejnë atë në bazë.
Brahim Diaz to AC Milan, here we go confirmed. Total agreement reached with Real Madrid: loan until June 2023 [€3m fee] + buy option [€22m]. Real will have a buy-back clause for €27m. Done deal and paperworks set to be signed. ⚪️🇪🇸 #ACMilan #RealMadrid
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 15, 2021
Mesfushori kreativ tashmë e kaloi sezonin e fundit në huazim në San Siro dhe dëshironte të vazhdonte këtë përvojë pas kualifikimit të tyre në Ligën e Kampionëve.
Milani gjithashtu arriti një marrëveshje me francezët e Monacos për mbrojtësin e majtë 24-vjeçar të Senegalit, Ballo-Toure.
Ai pritet të arrij në Itali për teste mjekësore gjatë dy ditëve të ardhshme, me tarifën e transferimit të vendosur në katër milionë euro plus deri në 500 mijë bonuse. /Telegrafi/
AC Milan have reached an agreement with AS Monaco to sign Fodé Ballo-Touré on a permanent deal, confirmed via @DiMarzio 🔴🇫🇷 #ACMilan #ASMonaco
Ballo-Touré will be in Milano this week to complete his medical. €4m as final fee + add ons around €500k. 🤝
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 15, 2021