Milani arriti fitore ndaj Chievos me rezultat 1-2 në Serie A dhe kjo ishte fitorja e pestë radhazi.
Kuqezinjtë ishin më të mirë, por nuk ishte një ndeshje e lehtë për skuadrën e Gennaro Gattusos.
Në minutat e parë ishte një ndeshje e heshtur, ndërsa goli i parë erdhi nga mysafirët të cilën shënuan me anë të Lucas Biglias (31′) nga gjuajta e lirë.
Pas dhjetë minutash vendasit barazuan rezultatin me anë të Përparim Hetemajt, ky ishte goli i parë sezonal për shqiptarin.
Fitorja e Milanit erdhi nga Krzysztof Piatek, i cili shënoi në minutën e 57-të pas një tollovie në zonë.
Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e tretë me 51 pikë, katër më shumë se Interi që kanë një ndeshje më pak (atë ndaj Spalit), kurse Chievo vazhdon e fundit në Serie A me 10 pikë.
Në xhiron e radhës Milani luan ndaj zikaltërve për Derby della Madonnina, kurse Chievo udhëton te Atalnata. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Zehl6fer1gE