Spanjolli kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare gjatë verës me Rossonerët, por e pati të vështirë të gjente formën e tij me ç’rast nisën shumë spekulime në lidhje me kalimin e tij te Atletico Madridi.

Të dy skuadrat konfirmuan marrëveshjen për 30-vjeçarin duke treguar se transferimi do të përfundojë më 5 janar.


“Sulmuesi Fernando Torres kishte kaluar në San Siro në huazim për dy vjet në gusht dhe më 5 janar do të përfundojë transferimin e tij përfundimtar në skuadrën e Serie A”, thuhet në faqen zyrtare të Chelseat. /Koha/Telegrafi/

telegrafi sport app