Milani raportohet se ka arritur një marrëveshje verbale me portierin Mike Maignan për një kontratë të re dhe të përmirësuar, sipas së cilës do të futej në mesin e lojtarëve më të paguar në klub.
Sipas raportimeve nga eksperti i transferimeve Matteo Moretto, Milani ka një marrëveshje në parim me Maignan për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2028.
Maignan thuhet se ka dhënë aprovimin e tij për një pagë bazë prej 5 milionë eurosh në sezon, ku pagë të ngjashmë përfitojnë edhe Christian Pulisic dhe Theo Hernandez.
Është lënë të kuptohet se portugezi Rafael Leao është lojtari që paguhet më së shumti tek ‘Rossonerët’.
Kontrata aktuale e Maignan skadon në verën e vitit 2026, që do të thotë se ai do të futet në vitin e tij të fundit të kontratës në verë, nëse një marrëveshje e re nuk nënshkruhet deri atëherë.
Moretto raporton se Maignan, Milan dhe përfaqësuesit e tyre do të takohen sërish gjatë javëve në vazhdim për të diskutuar detajet përfundimtare të marrëveshjes./Telegrafi/