Milaim Zeka: Thaçi po luan me partitë politike, votuesit dhe deputetët

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, duke komentuar thirrjen e takimit konsultativ të së hënës me partitë politike nga ana e Presidentit Thaçi, ka thënë se ky takim me subjektet partiake nuk do duhej të ndodhte.
Sipas deputetit Zeka me këtë rast Presidenti Thaçi po bën lojë me partitë politike, me deputetët dhe me votuesit.
Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "Show mediatik i Presidentit po i kushton shumë vendit, dhe po i forcon shumë kundershtarët e tij politik. Vendi nuk ka nevojë per asnjë konsultë paraprake me parti", përcjell Telegrafi.
Postimi i plotë i Zekës në facebook:"Lojtari i guxhave - Hashim Thaçi Nuk e di nese nja 2 perqind e prishtinalive te "vjeter" e kuptojne se çka eshte loja e guxhave, dhe si luhet ajo?! Nese jo, munden me i pyet katunarte si une, edhe ua sqarojne. Po presidenti i vendit, me kete ftesen drejtuar partive politike, per nje takim diten e hene, ora 10-te, ashte funde e krye veq sa me lujte guxhas me keto parti, dhe asgje ma shume. Kjo ashte loje me votuesit e Kosoves, loje me deputete, pa e kuptu presidenti, se egjithe kjo, do t i kthehet ne bumerang.





















































