Nga: Xhevat Syla
Nga sot, do të më mungojë edhe një mik i mirë, një njeri që, jo vetëm me buzëqeshjen e tij, rrezatoi dashuri, miqësi e mirësi të pashoqe. Do të më mungojë Agim Lluka, miku im i dashur, bartësi i shumë punëve të vlefshme të Korporatës “Dukagjini” nga Peja. Na la pas një sëmundje të rëndë dhe shumë fatkeqe.
Me Agim Llukën u njoha që nga fillimi i viteve ’90-të, pikërisht nga koha kur pushteti okupues serb përpiqej jo vetëm ta pengonte, por edhe ta ngulfatte çdo veprimtari tonën, duke na larguar nga puna, duke i mbyllur objektet shkollore për nxënësit shqiptarë dhe duke penguar punën e të gjitha institucioneve te arsimit, të kulturës dhe të fushave të tjera të jetës.
Në ato vite të rënda domosdo ishim tok në organizimin e jetës, punës dhe mbijetesës. Punoja në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës dhe bashkë me kolegët e tjerë u gjendem në situatë të rëndë për përmbushjen e obligimit që kishim – botimin e teksteve shkollore. Krahas qeverisë së Republikës së Kosovës në egzil, strukturave të tjera shoqërore e politike të organizimit që kishim atëbotë, një ndihmesë të jashtëzakonshme në veprimtarinë tonë dha Shtypshkronja “Dukagjini” nga Peja. Nuk ishte lehtë as të shtypeshin, e aq më vështirë ishte të shpërndaheshin tekstet shkollore te nxënësit nëpër shkolla apo nëpër shtëpitë shkolla. Të gjitha këto punë u arrit të kryhen para së gjithash me angazhimin vetëmohues të stafit udhëheqës dhe të punonjësve të Shtypshkronjës “Dukagjini”, pa e harruar kontributin edhe të shtypshkronjave të tjera më të vogla.
Si kryeredaktor i Entit, ato vite shtypshkronja “Dukagjini” me qe bërë shtëpi e dytë e punës. Çoja në shtyp dhe përcillja botimin e shumë teksteve. Më së shumti bashkëpunoja me Agim Llukën. Me të ndanim gëzimin edhe kur tekstin e futnim në shtyp, edhe kur e shihim të realizuar, por ndoshta më së shumti mbrëmjeve kur merrnim vesh se tekstet duke kaluar patrulla të shumta policore kishin arritur të shpërndaheshin. Agimi ishte i palodhshëm në punë, i këndshëm, krijonte atmosferë shoqërore e mobiluzuese te punëtorët dhe te të gjithë ata me të cilët bashkëpunonte. Në shtëpinë botuese, me Agimin kooordinator, ishin afruar intelektualë të njohur të kohës, të cilët ngritën njërën nga shtëpitë më serioze botuese në gjithë hapësirën shqiptare. Falë angazhimit dhe përkushtimit të Agimit, veprimtaria e kësaj shtëpie u zgjerua gjithnjë e më shumë dhe sot është njëra nga shtëpitë më të njohura edhe në fushën e botimit të teksteve dhe të literaturës tjetër shkollore.
Agimi do t’i mungojë “Dukagjinit”, por do t’i mungojë edhe Pejës, Prishtinës dhe gjithë Kosovës, do t’iu mungojë miqve të tij të shumtë, do t’i mungojë familjes, e cila bashkë me ne që e njohëm dhe deshëm, do të jetojë me kujtimet më të mira për të. Kujtim mbi të gjitha kujtimet për Agimin do të na jenë virtytet e larta që e stolisën, buzëqeshja që rrezatoi aq shumë dashuri e mirësi. I përjetshëm qoftë kujtimi për Agim Llukën!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Tekstin e këngës “Kur më vjen burri nga stani”, Tefta Tashkos ia shkroi Lasgush Poradeci

Iluminizmi francez dhe dy burra: Napoleon Bonaparti dhe Bethoven

Libraria “Dukagjini”, ofron të gjitha librat për mësimin e gjermanishtes në shkollat e Kosovës

Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës