Një zyrtar i lartë amerikan tha se afro 2 mijë militantë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), po luftojnë për mbijetesë në qytetin Raqqa në Siri, që është baza e fundit e tyre në pjesën veriore të këtij vendi.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për koalicionin ndërkombëtar që lufton kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, Brett McGurk, tha se aleanca arabo-kurde, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e ka marrë afro 45 për qind të këtij qyteti nga militantët dhe ka plane për të lëvizur më tutje.
Ndaras, Observatori sirian për të drejtat të njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka thënë mbrëmë se forcat e Qeverisë së Sirisë e kanë marrë qytetin Al-Sukhna, nga militantët e Shtetit Islamik.
Ky vendbanim ishte qyteti i fundit madhor në provincën Homs, në të cilin ushtria e Qeverisë së Sirisë e mori kontrollin nga luftëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, derisa ushtria po vazhdon me përpjekjet e saj për largimin e militantëve nga rajonet lindore të Sirisë.
Të dy këto zhvillime janë sinjale të mëtejshme për zvogëlimin e sasisë së territorit të militantëve, të cilët e kishin okupuar qytetin Raqqa, së bashku me hapësira të tjera të gjëra në Irak dhe Siri, nga forcat qeveritare në vitin 2014, dhe e kishin shpallur “kalifatin” islamik.
Ofensivat nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara gjatë muajve të fundit, në mënyrë substanciale e kanë reduktuar territorin e Shtetit Islamik dhe kanë çuar në çlirimin e Mosulit, që nga grupi ekstremist ishte shpallur kryeqytet në Irak.
Brett McGurk tha se ekstremistët e kanë humbur 58 për qind të territorit në Siri, që e mbanin në kulmin e depërtimit të tyre, dhe 78 për qind të territorit që e kishin nën kontroll në Irak.
Forcat Demokratike Siriane (SDF), të përbëra nga luftëtarët kurdë dhe arabë, e të mbështetura nga forcat amerikane, prej muajit nëntor janë në rrethim të Raqqa-s dhe duke avancuar kah ky qytet. Ofensiva për marrjen e kontrollit ndaj Raqqa-s është lansuar më 6 qershor, transmeton REL.
“Sot në Raqqa, Shteti islamik po lufton për secilin bllok të fundit…dhe luftojnë për të mbijetuar”, u tha McGurk reporterëve dhe shtoi se “vlerësojmë se atje janë afro 2 mijë luftëtarë të ISIS-it, që kanë mbetur në Raqqa”.
I dërguari special amerikan, McGurk, tha se koalicioni e ka krijuar një bazë të të dhënave me afro 19 mijë emra të luftëtarëve të Shtetit Islamik, duke përdorur telefona mobilë, regjistra të adresave dhe dokumente të tjera, që janë marrë gjatë luftimeve.
Këto informacione po këmbehen me agjencinë policore ndërkombëtare, Interpol, tha McGurk.
Sipas të dhënave të publikuara më 16 korrik nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut, nga lufta civile gjashtëvjeçare në Siri janë vrarë më shumë se 330 mijë njerëz, përfshirë 99,617 civilë.
Shtetet e Bashkuara dhe Turqia i mbështesin grupet e ndryshme, që luftojnë kundër qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti Assad nga ana tjetër, mbështetet nga Rusia dhe Irani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zjarr në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raportohet për viktima dhe të lënduar

Musk zbulon planet e tij për në Mars – tregon se kur njerëzit mund ta shkelin Planetin e Kuq

Shkencëtarët britanikë: Uji është formuar miliarda vjet më herët nga sa mendohej

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE