LAJMI I FUNDIT:

Mijëra evropian duan të harrohen nga Google

Mijëra evropian duan të harrohen nga Google

Që në ditën e parë të ofrimit të shërbimit, Google mori 12.000 kërkesa nga njerëzit që kërkojnë të "harrohen" nga motori kryesor i kërkimit në botë, tha një zëdhënës i kompanisë Google në Gjermani.

Kërkesat e dorëzuara të premten, erdhën pasi Google e kishte postuar një formular online që i lejon evropianët të kërkojnë mundësinë e heqjes së rezultateve të kërkimit rreth tyre nga interneti.

Numri i kërkesave nga qytetarët evropian i konfirmon parashikimet e mëparshme të dhëna nga e përditshmja gjermane Der Spiegel, dhe të raportuara edhe nga mediat tjera.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se individët kanë të drejtë të kërkojnë që informacioni rreth tyre të fshihet nga rezultatet e kërkimeve në rrethana të caktuara, nëse të dhënat janë vjetëruar ose janë të pasakta.


Google tha se çdo kërkesë do të shqyrtohet në mënyrë individuale për të vlerësuar se a plotësohen kriteret e vendimit për fshirjen e informacioneve të përdoruesve të saj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Teknologji
Kalo në kategori