Ish kreu i policisë sekrete Sasho Mijallkov ka kërkuar nga Gjykata Penale që ti kthehet pasaporta, e cila si masë sigurie i është marrë nga Gjykata para disa muajve në rastin “Shënjestra”. Rasti “Target”, ka të bëj me përgjimin e paligjshëm.

Një informacion të këtillë për “Fokus” e ka konfirmuar avokati i Mijallkovit, Ljupço Shvergovski.


Mijallkov dje nga Gjykata e Apelit u konfirmua si i akuzuar për rastin ''Tortura'' për porositjen e dhunës gjatë arrestimit të kryetarit të ''Të Bashkuar për Maqedoninë'', Ljube Boshkoski. /Telegrafi/