Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka gjetur pak kohë për veten pas angazhimeve në muzikë dhe biznes, si sipërmarrëse e një butiku dhe linje kremash.
Mihrija ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, nga momentet e këndshme që po shijon në plazh.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Braha ka publikuar disa imazhe ku shfaqet në bikini ngjyrë pjeshke, ndërsa vë në pah linjat e trupit.
Përkundër viteve të moshës, Mihrija mund të thuhet se duket mjaft në formë të mirë, ndërsa vazhdon pa hezitim të ekspozojë figurën e saj të trupit.
Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin në këtë moshë. /Telegrafi/