Çifti i njohur i estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë pasur festë mbrëmjen e së shtunës.
Kjo pasi djali i tyre, Plator Abazi, është fejuar.
Me këtë rast familja kanë organizuar një aheng familjar, ku të pranishëm kanë qenë fytyra të shumta publike.
Çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale fotografitë nga ceremonia, ku duken të kenë qenë në kulmin e lumturisë, teksa fejonin djalin e tyre të vetëm.
Platori, i njohur përndryshe me nofkën ‘Plato Music’ ka ndjekur rrugën e prindërve të tij për t’u marrë me muzikë.
Debutimin në muzikë, ai e pati rreth 10 vite më parë në një duet me nënën e tij, Mihrijen, të titulluar “Fama” – bashkëpunim ky që aso kohe ishte pritur shumë mirë.
Më pas, ai vazhdoi me publikimin e disa këngëve në zhanrit hip-hop, të cilat janë pritur relativisht mirë nga publiku. /Telegrafi/