LAJMI I FUNDIT:

Migjen Kelmendi: Matt Whittaker e bëri të qartë se për kë duhet votuar qytetarët

Migjen Kelmendi: Matt Whittaker e bëri të qartë se për kë duhet votuar qytetarët

Kandidati për deputet nga PDK, Migjen Kelmendi, ka shkruar se vizita e njeriut të afërt të Donald Trump në Kosovë nuk është thjesht demonstrim i solidaritetit mes dy partive konservatore të djathta, siç janë Partia Republikane dhe PDK, por edhe shprehje e mbështetjes për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve tona

Postimi i plotë i Kelmendit:

Vizita e njeriut të afërt të Donald Trump në Kosovë nuk asht thjesht demonstrim i solidaritetit mes dy partive konservatore të djathta, siç janë Partia Republikane e PDK, por edhe shprehje e mbështetjes për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve tona. Unë e kuptoj që kryetari i LDK asht i alarmuem ndaj kësaj vizite e reagoi, sepse partia e tij asht deformueme. Nga partia e Ibrahim Rugovës, që synonte zgjidhjen e konfliktit në mënyrë pacifiste në aleancë me SHBA, asht nji parti që ka dalë kundër dialogut dhe rekomandimeve amerikane përfshi këtu letrën e presidentit Trump.


Matt Whittaker e bani të qartë se në këto votime qytetarët zgjedhin mes dy alternativash. Njana asht për nji qeveri që ka me forcue bashkëpunimin me Shtetet e Bashkueme të Amerikës për me luftue korrupsionin dhe për me zhvillue ekonominë tonë. Tjetra asht për nji qeveri të udhëhequn nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe që nuk mund ta luftojnë korrupsionin. Të gjithë kandidatët e tjerë rivalë të Kadri Veselit kanë dalë haptazi kundër qëndrimeve amerikane të demarkacionit dhe dialogut, tue i damtue ndjeshëm marrëdhaniet e Kosovës me aleatët.

Po ashtu duhet theksue se Whittaker asht nji ndër njerëzit kryesorë të Partisë Republikane dhe Trump’it për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ka eksperiencë dhe ekspertizë në këtë fushë. Mbështetja që ai i dha Planit Kundër Korrupsionit asht dëshmi që ai asht plani i duhun, i mirëmenduem dhe efikas për me çrrënjos korrupsionin në Kosovë.(sic)

Në trend

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori