Talentët shqiptarë që luajnë për shumë ekipe perëndimore, tashmë janë të shumtë dhe të çmuar. Vetëm në Zvicër ka pesë lojtarë – titullarë në kombëtaren zvicerane. Por, lojtarë të kalibrit të lartë ka edhe në vendet e tjera, si në Gjermani, Suedi e madje, deri në Australi. Të gjitha ata kanë dëshirë të vishen kuqezi. Njëri nga ata është edhe Migjen Basha, i cili tashmë ka zënë vend në njëmbëdhjetëshin e parë të ekipit tonë kombëtar.
Intervistoi: Taulant Gërguri
Migjen Basha nisi karrierën e futbollit në qytetin e lindjes, në Lausanne të Zvicrës. Në moshën 18-vjeçare shkon në Itali për të vazhduar karrierën në nivele të ulëta të futbollit Italian, deri në verën e vitit 2008, kur nënshkroi me Riminin, i cili garonte në Serie B. Pas një viti në Rimini, u transferua te Frosinone, ndërkaq një vit më vonë iu bashkua Atalantës. Në Bergamo, Basha tërhoqi vëmendjen e skuadrave elitare italiane dhe në vitin 2011 huazohet nga Torino, për t’u ndihmuar torinezëve që të riktheheshin në Serie A. Pas një sezoni të suksesshëm në Serie A, Torino i dha fund bashkëpronësisë me Atalantën, duke e blerë 100% kartonin e tij.
Basha fillimisht luajti për grup-moshat e Zvicrës, nga U 17 deri te U 21 dhe, më pas, deklaroi hapur dëshirën e tij për të veshur fanellën kuqezi.
Meqenëse kishte luajtur për shpresat e Zvicrës, fillimisht FIFA ia refuzoi kërkesën për të luajtur për Kombëtaren shqiptare, por në saje të rrethanave që e ëma e Bashës është e lindur në Shqipëri, më 20 mars të vitit 2013, FIFA i lejoi mesfushorit nga Suhareka, që të luajë për Kombëtaren Shqiptare dhe, dy ditë më vonë debutoi për kuqezinjtë në Oslo ndaj Norvegjisë. Më pas, në paraqitjen e dytë me Shqipërinë, në miqësoren ndaj Lituanisë në Tiranë, Basha shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.
Para ardhjes në Torino dhe në Serie A, nga skuadrat e mëparshme, cilën do ta veçoje?
Kur kam qenë në Frosinone, sepse kam pasur një formë aq të mirë në atë sezon që nuk besoj se do ta kem ndonjëherë. Kam bërë 38 ndeshje titullar dhe të gjitha titullar, jam zëvendësuar, më duket, 2-3 herë. As fizikisht nuk kam pasur probleme.Si e përshkruan sezonin e posapërfunduar, me 21 paraqitje në Torino?
Mund të them që ka pasur mundësi të jetë më i mirë. Në muajin shkurt kam pasur një problem të vogël fizik dhe kam menduar se mund të stërvitja 100%. Ai problem ishte shumë më i madh seç e mendoja dhe më ka lënë jashtë fushe, sepse nuk mund të stërvitja 100%. Trajneri e vërejti që nuk isha mirë dhe më la jashtë fushe për një kohë.
Në këtë vit është realizuar edhe një ëndërr jotja, debutimi me Kombëtaren?
Këtë ëndërr e kam pritur për shumë vite, më në fund u realizua, edhe pse i pata humbur shpresat pas disa momenteve që prisja dhe nuk ndodhte.Ndaj Lituanisë shënove edhe golin e parë me fanellën kuqezi. E ke menduar se do të shënosh kaq shpejt?
Nuk e kam pritur. Do të kishte qenë më mirë të kisha shënuar në ndeshjen e parë, loja ka pasur më shumë rëndësi. Ajo ndeshje ka mundur të ishte perfekte për mua me një gol.
A mbani kontakte me lojtarët e tjerë shqiptarë në Itali, si Cana, Bogdani, Behrami, etj.?
Po kam kontakte me Canën e Ujkanin në Itali, po edhe me të tjerë si Dallku, Curri, Mavraj, Rama.Cilat janë objektivat tuaja me Torinon në sezonin e ri?
Të bëjmë më shumë pikë se vitin e kaluar.
Çfarë janë mundësitë e Kombëtares shqiptare në kualifikimet për botërorin “Brazili 2014”?
Shanset që të mbajmë vendin e dytë janë të mëdha, do të kemi ndeshje të vështira, sepse në këtë grup ka shumë ekuilibrim.
Kur do të luajë Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikime për evropian dhe botëror dhe a ka gjasë të jesh edhe ti në ekipin përfaqësues të Kosovës?
Uuahhhh, deri sa të bëhet Përfaqësuesja e Kosovës, unë do të jem trajner në fund të karrierës. Shpresoj që të ndodhë shumë shpejt, sepse Kosova mund të bëjë një ekip shumë të fortë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet