Microsoft Lumia 950 XL vjen me një ekran më të madh se sa Lumia 950, përkatësisht me diagonalen prej 5.7 inç në ekranin AMOLED dhe rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Telefoni ose më mirë thënë fableti, është mundësuar nga një procesor pak më të shpejtë, octa-core Qualcomm Snapdragon 810 dhe i njëjti gjithashtu vjen me 3GB RAM, 32GB memorie dhe kartelën microSD.


Lumia 950 XL përmban kamerën e njëjtë me 950, përpara me 1080p, ndërsa në anën e pasme telefoni ka kamerën me 20MP në PureView.

Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë 4G LTE, WiFi, Bluetooth dhe USB Type-C, dhe telefoni sjell baterinë me 3340 mAh, dhe gjithashtu vjen me Windows 10.

Microsoft Lumia 950 XL do të dalë në shitje muajin e ardhshëm. (Telegrafi)