LAJMI I FUNDIT:

Mickovski: Nuk mund ta mbyllim shtetin, në takimin e liderëve duhet të flasim se çfarë të bëjmë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese

Mickovski: Nuk mund ta mbyllim shtetin, në takimin e liderëve duhet të flasim se çfarë të bëjmë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ende nuk ka ftesë zyrtare për takimin e liderëve me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të cilën e ka bërë të ditur përmes mediave. Ai tha se nuk dihet as agjenda dhe as formati i takimit të mundshëm.

Sipas Mickoskit, në atë takim duhet të diskutohet se çfarë do të ndodhë pas dështimit të amendamenteve kushtetuese, sepse grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni nuk do t’i mbështesin. Ai beson se duhet diskutuar, sepse ne nuk mund ta mbyllim shtetin.

“Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se deri në këtë moment ne si parti politike nuk kemi marrë ftesë zyrtare nga Dimitar Kovaçevski. As nuk kemi një agjendë sipas së cilës do të diskutohet, as nuk kemi një format të propozuar zyrtarisht se kush do të ishte aty në atë mbledhje të liderëve.


Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë paraparë nga qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe duhet të shohim se çfarë plani po shkon përpara, sepse ne nuk mund ta mbyllim vendin, nuk mund ta mbyllim Maqedoninë dhe të mos dimë se çfarë do të ndodhë nëse dështojnë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori