LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: I tregova edhe përfaqësuesit gjerman se propozimi francez është i papranueshëm

Mickoski: I tregova edhe përfaqësuesit gjerman se propozimi francez është i papranueshëm

Lideri i partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski është takuar sot me përfaqësuesin e lartë të Bundestagut gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Mickoski ka njoftuar se i ka bërë të qartë edhe përfaqësuesit gjerman se propozimi francez për partinë e tij është i papranueshëm.

“I theksova qëndrimet e OBRM-PDUKM-së për papranueshmërinë e propozimit francez, të cilin Qeveria me sa duket e ka pranuar tashmë”, thotë Hristijan Mickoski për përmbajtjen e bisedimeve me përfaqësuesin e lartë të Bundestagut gjerman, i cili sot qëndroi për vizitë në Shkup.


“Për ne është e papranueshme që historia, gjuha dhe identiteti të mbeten peng i interesave negative bullgare. Negociatat për përfshirjen e Maqedonisë në BE duhet të bazohen në kriteret e Kopenhagës dhe nuk duhet lejuar që çështjet bilaterale të rëndojnë anëtarësimin”, tha në një deklaratë të shkurtër partiake kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Kujtojmë se partia opozitare OBRM-PDUKM po proteston që disa netë radhazi para objektit të qeverisë së Maqedonisë, kuvendit dhe objektit të ministrisë së Punëve të Jashtme.