Mickoski: Shërbimet më kanë ndjekur në mënyrë joligjore dhe kanë keqpërdorur resurset shtetërore

Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “360 Shkallë”, foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg.
“Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka njerëz që janë në burg. Ajo që, bazuar në një informacion të supozuar të marrë nga një informator, ishte përgatitur një shënim që më pas, sipas procedurës së agjencisë, shërbente si alibi që të mundet në mënyrë institucionale të ndiqet dhe theksoi se nuk është në rregull dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti që MPB nuk ishte informuar. Bazuar në atë që arrita të shoh dhe dëgjoj nga njerëzit me të cilët komunikoj, e që janë të punësuar në agjencitë që merren me sigurinë, mund të konkludoj se bëhet fjalë për një procedurë të brendshme ku shfrytëzohen resurset e këtyre agjencive, të cilat zakonisht veprojnë bazuar në informacionet e marra, pa pasur prova materiale”, theksoi Mickoski në intervistën për “360 gradë”.
Mickoski sqaroi se përse konsideron se ndjekja e tij ishte, siç potencoi, keqpërdorim klasik i resurseve shtetërore.
“Kjo për mua nuk është në rregull dhe do t’ju them edhe pse. Sepse, nëse unë do të kisha financuar apo inspiruar një formacion të armatosur që përbënte rrezik për rendin juridik dhe Kushtetutën e Maqedonisë dhe një nga këto agjenci e kishte konstatuar këtë, atëherë logjikisht kjo agjenci duhej të informonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Parashtohet pyetja se pse nuk e informoi? Po ju jap edhe përgjigjen. Sepse në atë periudhë, kur agjencia kishte konstatuar këtë përmes informacionit të marrë nga burimi i saj, nuk kishte informuar ministrin për arsye se ministri atëherë ishte ministri teknik Naqe Çulev. Sepse nuk është e saktë. Sepse do të konstatohej një keqpërdorim klasik”, tha Mickoski.
Lidhur me eurointegrimet, ai theksoi se ende nuk jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian sepse Qeveria e kaluar e ka ndryshuar emrin për hyrje në NATO dhe BE, duke pranuar çfarëdo lloj marrëveshje që u janë vendosur në tryezë, sepse siç tha, ata kanë menduar se në atë mënyrë do t’u falet krimi që e kanë bërë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk