LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qeveria nuk do të përzihet në asnjë zgjedhje apo emërim në gjyqësor

Mickoski: Qeveria nuk do të përzihet në asnjë zgjedhje apo emërim në gjyqësor

Qeveria nuk do të përzihet në asnjë zgjedhje apo emërim dhe kjo duhet të jetë porosi për të gjithë që ta bëjnë punën e tyre dhe të punojnë sipas ligjit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me presionet e BDI-së ndaj gjykatësve kushtetues, para seancës për gjuhën shqipe dhe vizitës së djeshme të ambasadores amerikane Anxhela Ageler në Gjykatën Kushtetuese, Mickoski tha se është e palejueshme ndërhyrja në pushtetin gjyqësor.

“Do të pajtohesha se kjo është një porosi ndoshta nga ambasada amerikane se është e palejueshme ndërhyrje në pushtetin gjyqësor, diçka që mund të jetë e panjohur për BDI-në, sepse ata janë mësuar që prokurorët, gjyqtarët, së bashku me partnerët e tyre të mëparshëm të koalicionit në pushtet, pra LSDM-në brenda selive partiake të krijojnë politikat e individëve në prokurori dhe gjyqësor. Duhet të kemi kujdes, jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë pjesë e asaj strukture. Saktë e dimë se kush janë ata individë që kanë marrë udhëzime nga selia në Reçicë apo Bihaqkë dhe pikërisht për këto arsye qytetarët kanë ndjenjën se drejtësia në parim nuk funksionon njësoj për të gjithë”, ka thënë Mickoski.


Të martën është caktuar seancë parlamentare për interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, njashtu edhe seanca e këshillit. Mickoski tha se këto janë dy gjëra që do t’i ndajë. Për prokurorin Lupço Kocevski thotë se nuk pajtohet se ka punuar pa shkelje.

“Anëtarët e Këshillit gjyqësor le ta bëjnë punën e tyre, Kuvendi ka punën e vet. Unë do t’i veçoja ato dy gjëra, dy aktivitete. Nuk do të doja të komentoja nëse kjo do të thotë respektim apo mosrespektim i Parlamentit. Të presim të prononcohen deputetët dhe pastaj do të komentojmë”, ka thënë Mickoski.

I pyetur për të komentuar deklaratat e prokurorit publik, Lupço Kocevski se nuk ka shkelur ligjet, kryeministri tha se prokurori publik “ka të drejtën e mendimit të tij”.

“Ky është vend demokratik dhe ai dha mendimin e tij. Për punën e tij të deritanishme, supozoj do të kenë diçka për të thënë ata që e kanë zgjedhur, ato janë deputetët, andaj të presim që çështja të dalë para deputetëve dhe vetëm atëherë mund të komentojmë se çfarë do të diskutohet dhe debatohet dhe cilat janë argumentet me të cilat do të kontestohet apo demantohet deklarata apo qëndrimi i Kocevskit”, ka thënë Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori