LAJMI I FUNDIT:

Mickoski në takim me Geer: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme

Mickoski në takim me Geer: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot ka pasur takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer, ku është biseduar për gjendjen aktuale ekonomike dhe politike, si dhe për reformat që duhet t’i zbatojë vendi, të cilat janë të rëndësishme për rrugën e tij drejt BE-së.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, Mickoski në takim ka theksuar se ekonomia e Maqedonisë po fundoset dita-ditës, qytetarët po varfërohen, ndërsa qeveria nuk është në gjendje t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset gjatë krizës.

Mickoski në takim theksoi se qeveria nuk ka as kapacitet dhe as dëshirë për t’i zbatuar reformat, përkundrazi, siç theksojnë nga atje, jemi dëshmitarë të aferave të përditshme kriminale, nivelit të lartë të korrupsionit dhe gjyqësorit të kapur, gjë që konfirmohet nga institucionet relevante ndërkombëtare, por edhe nga vendet partnere strategjike të Maqedonisë.


“Mickoski theksoi se Maqedonia po qëndron shumë në vend, qeveria e ka futur vendin në një situatë të pashpresë dhe për këtë nevojiten hapa dhe zgjidhje urgjente, dhe për këtë nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në takim u theksua bashkëpunimi, mbështetja dhe përkushtimet që Bashkimi Evropian i jep Maqedonisë dhe u theksua se kjo duhet të vazhdojë me intensitet të shtuar”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori