LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Marrëveshja nuk është legjitime, zgjedhje vetëm sipas modelit të Përzhinës

Mickoski: Marrëveshja nuk është legjitime, zgjedhje vetëm sipas modelit të Përzhinës

“Grupi parlamentar mbetet në qëndrimin se marrëveshja me Greqinë nuk mori mbështetje në referendum”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një emision në TV Alfa.

Ai tha për zgjedhje të parakohshme parlamentare partia e tij është e përgatitur, por së pari duhet të përfundojnë disa aktivitete të caktuara për të ardhur tek zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi Kodin Zgjedhor. Në një nga takimet e liderëve jemi marrë vesh se kur të vijë radha për zgjedhje, 100 ditë para duhet të kemi qeveri sipas modelit të Përzhinës. Zaev do të tentojë ta tejkalojë këtë që të realizojë ndryshimet kushtetuese, por nuk mund të kalohet modeli i Përzhinës për përbërje të qeverisë “, tha Mickoski.


Ai tha se partia e tij do të insistojë të respektohet ajo që është dakorduar në takimin e liderëve.

Mickoski tha se gjatë referendumit janë vjedhur 50 mijë vota dhe shtoi se në mënyrë brutale janë mbushur kutitë.

Ai shtoi se do të pranojë zgjedhje të parakohshme vetëm nëse Prokurori Publik jep dorëheqje dhe formohet Komision anketues për parregullsi në referendum./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori