LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Kamçevi nuk e ka financuar OBRM-PDUKM-në

Mickoski: Kamçevi nuk e ka financuar OBRM-PDUKM-në

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se Jordan “Orce” Kamçev nuk ka qenë financues i partisë që udhëheqë ai. Sipas Mickoskit, ai nuk gjendet në listën e dhuruesve financiarë.

“Nuk e mbaj mend që ka qenë dhurues sepse nga raportet e revizionit që janë të qasshme për publikun, emri i këtij personi nuk gjendet aty”, tha Mickoski.

Ai duke komentuar listën e zezë amerikane tha se vlerëson angazhimin e ndërkombëtarëve, theksoi se ka pasur takime edhe me Ramiz Merkon, por që sipas tij, ata nuk janë problemi, por problemi është mosveprimi i institucioneve.


“Unë gjithashtu disa herë jam takuar edhe me kryetarin e komunës së Strugës, z.Ramiz Merkon, por të jem i sinqertë, edhe më herët kam thënë edhe tani e them, nuk vlerësoj se problemi kyç është as personin që ju e përmendët, as kryetari i Strugës. Nëse personi që ju përmendët është i përfshirë atë lloj të veprimeve, atëherë pyetja është se ku është i korruptuari, në cilën listë janë. Mendoj se punët duhet t’i shohim hapur dhe ta shohim në fytyrë të vërtetën”.

“Deri sa përpiqemi të politizojmë dhe të bëjmë politikë të imët, atëherë nuk do të shkojmë përpara. Ne duhet të shënjëstrojmë se kush janë të korruptuarit, edhe pse të korruptuar janë edhe politikanë, gjykatës, prokurorë, ose persona tjerë nga jeta publike. Atëherë duhet ta shohim në cilën listë janë dhe sa më parë atë listë ta sheh publiku”, tha Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori