LAJMI I FUNDIT:

Michael Roth: Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor

Michael Roth: Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor

Nëse Bashkimi Evropian (BE) lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum, ka deklaruar sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth.

Ai ka shprehur zhgënjim që nuk ka progres në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë me BE-në në gjashtë muajt e kaluar.

“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti i jonë”, ka deklaruar Roth për Handelsblat.


“Patjetër ta shtyjmë këtë. Paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësisë strategjike për mbarë Evropën, veçmas për fqinjësinë”, ka thënë ai.

Handelsblat ka shtuar se forcat si Rusia, Kina dhe Turqia janë të interesuara për rajonin.

“Nëse BE lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum nga arsye gjeostrategjike. Ne po i qëllojmë vetes në këmbë”, ka thënë Roth.

Ai ka thënë se hezitimi i BE-së interpretohet si dobësi në botë ku autoritarizmi bëhet më i fuqishëm, ndërsa demokracia është nën presion të madh.

“Kjo është tragjedi për vendet e Ballkanit”, ka thënë Roth.

“BE patjetër të jetë më e pranishme në perceptimin emotiv të popullit. Jo që të mund të godasim mbi supe. Në fund, ai është depërtim i Evropës në konkurrencën sistemore me forcat autoritare që do të ankorohen në mes të Evropës”, ka shtuar Roth

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Kurti nesër s’mund të betohet si deputet pa dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Abdixhiku: Kurti nesër s’mund të betohet si deputet pa dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Politikë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Lahi Brahimaj: Nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, do të ishte tradhti e pastër

Lahi Brahimaj: Nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, do të ishte tradhti e pastër

Lajme
Abdixhiku: Nuk e kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, nëse LVV dështon të bëj qeverinë

Abdixhiku: Nuk e kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, nëse LVV dështon të bëj qeverinë

Politikë
Kalo në kategori