Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, ka pritur sot në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Asistencën Teknike për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, të kryesuar nga këshilltari për Asistencë Teknike në Fondin Monetar Ndërkombëtar Enriko Aav.
Ky Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë deri më 09 dhjetor 2016, ku do të zhvilloj takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, ATK-së dhe DK-së, si dhe me anëtarët e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.
Në këtë takim u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, koordinimin e ekspertizave ndërkombëtare, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen.
Me këtë rast, Zëvendësministri Agim Krasniqi falënderoj përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për mbështetjen e deritanishme të FMN-së në kuadër të këtij procesi, ku sipas tij me ndihmën dhe bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe institucionet tjera ndërkombëtare, është arritur një progres i madh në këtë proces, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.
Ndërsa, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë