Mexhiti: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur në Klinikën e Onkologjisë
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, dje në Alsat ka folur për zhvillimet aktuale lidhur me Klinikën e Onkologjisë. Ai tha se i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, duke shtuar se janë komunikim me organet kompetente për të zbardhur të vërtetën.
“Më vjen shumë keq për rastin me Klinikën e Onkologjisë, jemi në komunikim të përditshëm si me policinë, ashtu edhe me prokurorinë. Normalisht, i bëjmë apel prokurorisë që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur deri në fund, si asnjëherë më parë. Ne e morëm iniciativën një muaj më parë, para se çështja të bëhej publike dhe e dërguam në ISHSSH për të bërë një kontroll. Nuk është rastësi, që unë si ministër, së bashku me kabinetin, iniciuam për herë të parë si policinë ashtu edhe prokurorinë për të hyrë në klinikë, për të evidentuar me saktësi nëse ka pasur apo jo gabime në të kaluarën. Sipas informacioneve që unë kam, drejtori i atëhershëm, një specialist vë diagnozën, kërkon terapi dhe ai vetë ka nënshkruar dhe ndarë terapinë, tha ministri Mexhiti.
Ai informoi se nga nëntori i vitit 2022, kur drejtori u shkarkua, erdhi një drejtoreshë tjetër mjekësore, e cila me disa metoda të tjera, nga janari i vitit 2023, ka filluar të zhvillojë mënyrën e marrjes së terapisë dhe mënyrën e dhënies së saj për pacientët.
“Klinika ka 2 reparte që kanë udhëheqësit e tyre. Çdo të mërkurë, të gjithë mblidhen së bashku dhe vendosin saktësisht për diagnozën, terapinë dhe dozën që do t ‘u jepet pacientëve. Javën e kaluar mora pjesë edhe unë në kolegiumin ku ata në të vërtetë vendosin për terapinë dhe kuptova se nuk ka më se si të jetë më transparente dhe më e përgjegjshme se kaq. Gjithashtu, pas këtij takimi, kam komunikuar me pacientët në korridore, jam mjek prej 23 vitesh, jam humanist dhe kam bërë betimin Hipokratit, dhe nuk kam frikë të flas me pacientët, sepse ata janë të afërt me mua dhe me të gjithë kolegët e mi, dhe ju siguroj se ata kishin mendime shumë të mira për mjekët e tyre që i drejtojnë ata”, theksoi ministri.
Njëkohësisht, ministri Mexhiti kujtoi se ka apeluar gjithmonë, që nga dita e parë, për të gjitha rastet, kudo ku ka indikacione për keqpërdorime në kujdesin shëndetësor, me argumente, që t ‘i raportohen Ministrisë, personalisht ministrit apo institucioneve të tjera.
“Dy muaj më parë, përfaqësues nga kompania që ka sjellur sistemin KATO, ishte tek unë dhe biseduam për vënien në punë të sistemit. Sistemi nuk funksionon sepse ish-drejtori ka thënë gojarisht, nuk ka asgjë të shkruar se nuk ia vlen, se ka shumë kosto për ta mirëmbajtur sistemin, por tani ne po analizojmë së bashku me këshilltarët dhe drejtorët për të gjetur mënyrën më të mirë. Për të vendosur sistemin KATO ose për të vendosur një sistem të ri për të cilin një herë e përgjithmonë do të kontrollojë me saktësi dozën edhe në mililitra. Më besoni, se jam i interesuar që të ketë përgjegjësi, ai që ka gabuar, njëherë e përgjithmonë të ketë emër e mbiemër. Jo të gjithë anëtarët e odës së mjekëve mund të vihen nën një presion të tillë. Marrëdhënia midis pacientëve dhe mjekut është e shenjtë. Kemi mjekë shumë të mirë, ekspertë të mirë. Por nëse dikush ka gabuar, ai duhet të mbajë përgjegjësi”, theksoi ministri Mexhiti.
“Dua të theksoj për fund se terapia e marrë në onkologji është cilësore dhe plotëson të gjitha kushtet, ju garantoj se nuk ka asnjë pacient që nuk merr terapi që është përshkruar nga ekspertët. Apeloj të mos abuzohet me rastin për politikat ditore. Ju lutem, kjo ka të bëjë me jetë njerëzish. Nëse i thua një pacienti se nuk është i sigurt në spital, ai do të marrë shëndetin e tij në duart e tij dhe kjo do të dëmtojë shëndetin e pacientëve”, tha ministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova