Mexhiti: Jemi të përgatitur që të ballafaqohemi me sfidat në mjedisin jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti thotë se Qeveria po ballafaqohen me sfida të shumta në mjedis në kohë krize energjetike, dekada të ndotjes së ajrit, mënjanimit të mbeturinave historike, ballafaqimit me problemet e menaxhimit të mbeturinave,sigurimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë, largimit dhe pastrimit të ujërave të zeza dhe mbrojtjes së vlerave natyrore dhe të biodiversitetit, thonë nga shtypi i qeverisë.
“Angazhimi ynë i padiskutueshëm është që të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe anëtarësim në BE dhe gjatë kësaj rruge patjetër që duhet të tregojmë gatishmëri për zbatimin e standardeve të larta evropiane në këtë fushë, që kërkon shumë punë, bashkëpunim ndërsektorial dhe shumë burime financiare”, tha Mexhiti, duke theksuar se Ministria dhe Qeveria janë të gatshme të përballen me sfidat në mjedis.
Mexhiti foli edhe për dy problemet aktuale, ndotjen e ajrit dhe ngritjen e sistemit për menaxhimin rajonal të mbeturinave.
“Për ballafaqimin me ndotjen e ajrit veprojmë në disa drejtime sipas masave të përcaktuara në dokumentet e planifikimit kombëtar dhe atij vendor, të cilat janë zëvendësimi i sistemeve të ngrohjes jo-ekologjike, reduktimi i emetimeve nga trafiku, reduktimi i emetimeve nga burimet stacionare, përmirësimi i efikasitetit energjetik, kursimi i energjisë dhe shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, reduktimi i emetimeve nga mbeturinat”, tha Mexhiti.
Mexhiti poashtu theksoi se Ministria me mjete nga buxheti kombëtar, nga Bashkimi Evropian dhe nga donatorë të tjerë dypalësh, po punon në mënyrë aktive në modernizimin, rindërtimin dhe zgjerimin e Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit dhe është në gjendje të mirë.
“Mbështetje ofrohet edhe nga donatorët dhe agjencitë ndërkombëtare. Zhvillimi i planeve për cilësinë e ajrit për Strumicë dhe azhurnimi i planeve për Kumanovën, Kavadarin, Gostivarin dhe Strugën janë duke u zhvilluar në kuadër të projektit “Trajtimi me ndotjen e ajrit” të implementuar nga UNDP-ja, dhe në kuadër të IPA 3 projektit “BE-ja për ajër të pastër “, qëllimi kryesor i të cilit është të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut dhe zvogëlimin e rreziqeve për shëndetin e njerëzve, gjegjësisht përmirësimin e cilësisë së ajrit në katër qytete të mëdha në Maqedoninë e Veriut (Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë), janë planifikuar aktivitetet në vijim: ndryshimi i sistemeve të ngrohjes në 70 objekte publike në katër komuna: Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë, furnizimi i 6 autobusëve ekologjikë për mbështetjen e transportit publik në Shkup, furnizimi i 6000 fidanëve dhe shpërndarja e tyre në katër qytete, përgatitja e studimit të fizibilitetit për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes në Shkup, furnizimi i pajisjeve për monitorimin e ajrit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit