LAJMI I FUNDIT:

Metodat për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Metodat për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Ass.dr.sci.Emine Devolli – Disha,
Spec. Radio-onkologe & ultrasoniste
tel. 044 193-445

Vetëkontrollimi i gjinjve

Në diagnostikimin e kancerit të gjirit ka rëndësi vetëkontrollimi i gjirit që duhet të bëhet një herë në muaj. Para dhe gjatë menstruacionit gjinjtë janë zakonisht të shtrënguara dhe me dhimbje për ç’arsye më së miri është që gjinjtë të kontrollohen pas menstruacionit. Kjo shprehi nevojitet të përsëritet tërë jetën.


Vetëkontrollimi bëhet në pozitë të shtrirë dhe në këmbë. Kjo duhet filluar shumë herët menjëherë pas moshës së pubertetit në mes të moshës 15-20 vjeçare. Edhepse kanceri i gjirit është shumë i rrallë në këtë moshë vetëkontrollimet janë të nevojshme të bëhen sepse në këtë moshë mund të lajmërohen ndërrimet beninje siç janë fibroadenomat që duhet operuar ose duhet mbajtur nën kontroll.

Ekzaminimi klinik i gjinjve

Ekzaminimin klinik te gjinjve e kryen mjeku, ajo përbëhet nga: anamneza, inspekcioni dhe palpacioni. Arsyet për ekzaminim klinik mund të jenë: dhimbja në gjinj, sekrecioni prej gjirit, nodusi në gjinj, inflamacioni, rritja e gjëndrave limfatike në aksillë. Grupit të rrezikuar i takojnë gratë me menarhe të hershme, menopauzë të vonshme; gratë që nuk kanë lindur, kur lindja e parë ka qenë pas moshës 30-35 vjeçare; gratë që nuk i kanë dhënë fëmijës gji ose i kanë dhënë një kohë të shkurtë; gratë me anamnezë familjare pozitive.

PRNewswire, London, March 7. TORONTO - Mammography screening is the best method for early breast cancer detection. With Sectra MicroDose Mammography, examinations are performed with half the radiation dose compared with any other mammography system. (PRNewsFoto/Sectra AB)

Mamografia native

Mamografia native bën diagnostikimin e tumoreve jopalpabile me madhësi 5mm dhe mikrokalcifikateve. Indikacioni për mamografi ekziston nëse palpohet ndonjë nodus që është suspekt për proces malinj. Te gratë e moshës mbi 40 vjeç, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mamografia, preferohet të bëhet një herë në vit.

Gjatë fotografimit gjiri komprimohet me kompresor plastik me ç’rast i zvogëlohet trashësia e gjirit. Mbi gjinj është gypi i rëntgenit prej nga nëpër gjinj kalojnë rrezet e përshtatura trashësisë dhe dendësisë së gjinjve dhe regjistrojnë vizatimin e indit të saj në filmin e rëntgenit të vendosur në kasetën për film e cila gjendet nën gjinj.

Mamografia bazike te gratë me anamnezë familjare pozitive duhet të bëhet në moshën 30- 35 vjeçare, mbi moshën 40 vjeçare, mamografia duhet të bëhet çdo vit.

RadiologÃŁa. 10.1016/j.rx.2011.06.005

Galaktografia

Galaktografia është metodë joinvazive me kontrast, qëllimi i së cilës është zbulimi i ndërrimeve intrakanalikulare në gjinj, të cilat me metoda tjera nuk mund të zbulohen). Sipas disa autorëve, prej 3% deri në 15% të rasteve, sekrecioni me ngjyrë të kuqe, të tejdukshme, mund të jetë një ndër shenjat e ekzistimit të tumorit malinj në duktus. Në mamografinë e fituar vërejmë fotografinë e kanaleve të mbushura me kontrast dhe në bazë të ndërrimeve eventuale, vihet diagnoza.

Siemens hat das weltweit erste multifunktionale Ultraschallgerät entwickelt, das automatisch eine vollständige dreidimensionale Darstellung der weiblichen Brust machen kann. Bisher musste der Arzt einen Schallkopf über die gesamte Brust führen. Nahmen diese handgeführten Ultraschalluntersuchungen noch bis zu 30 Minuten in Anspruch, so verkürzt die neue Technologie den zeitlichen Aufwand auf weniger als 15 Minuten. Die ersten Ultraschallscanner dieser Art sind nun in Deutschland im Einsatz. Dieses Foto zeigt eine 3D-Brustuntersuchung mit dem Siemens Ultraschall ACUSON S2000 ABVS. New automated breast ultrasound system automatically acquires volumes and offers intelligent clinical applications Siemens Healthcare recently introduced the Acuson S2000 Automated Breast Volume Scanner (ABVS), the first multi-use ultrasound breast system that automatically acquires volume images of the breast. Thanks to the user-independent, standardized image acquisition, the system is ideally suited for early detection and diagnosis of breast cancer with ultrasound – especially for women with dense breast tissue. This image shows a 3D-breast examination with the Siemens ACUSON S2000 ABVS.

Diagnostikimi me ultrazë

Ultrazëri i gjirit bëhet me aplikimin e sondave me frekuencë të lart prej 7-15 MHz. Me zhvillimin e aparaturës me rezolucion të lart sot mund të zbulohen malignomat e gjirit me diametër deri 4-5mm, kurse ndërrimet cistike dhe solide me diametër prej 4mm.

Rëndësinë më të madhe ultrazëri e ka në diferencimin e ndërrimeve cistike dhe solide. është metodë themelore diagnostike te gratë e moshës së re kur parenkima gjëndërore është e dendur te gratë që nuk kanë lindur, te shtatzënat, te gratë në fazën e laktacionit. Ultrazëri nuk ndikon në indin e gjirit, andaj është i mundur numër jo i kufizuar i kontrolleve, kurse te mamografia, numri i kontrolleve është i kufizuar për shkak të ndikimit të dëmshëm të rrezeve të rëntgenit.

Ekzaminimi me ultrazë ka rëndësi edhe te gratë në moshë të shtyrë, sidomos tek ndërrimet jo të qarta dhe jotipike në mamografi si dhe te gratë që marrin terapi plotësuese hormonale kur parenkima gjëndërore bëhet e dendur. Me ultrazë mund të zbulohet tumori kur e arrin madhësinë 0.4cm.

JCytol_

Citodiagnostika e sekretit dhe punktatit të gjirit

Ekzistojnë dy grupe të ekzaminimit citodiagnostik: Citodiagnostika eksfoliative që analizon qelizat e liruara në mënyrë spontane në sekretin e gjirit ose në përmbajtjen e cistes dhe citodiagnostika aspirative, ku qelizat fitohen me punkcion me gjilpërë të hollë.

maxresdefault

Biopsia e gjirit

Metoda më e saktë në diagnostikimin e ndërrimeve patologjike në gjinj është biopsia. Bëhet edhe biopsia e gjëndrave limfatike aksillare që ka rëndësi për përcaktimin e stadit të sëmundjes si dhe planifikimin e terapisë.

shutterstock_lab-analyst-980x403

Analizat laboratorike

Prej analizave laboratorike duhet të bëhen: SE, hemogrami, AST, ALT, GGT, bilirubina, fosfataza alkalike, Ca15-3, CEA. Nëse dyshohet në proces malinj duhet të bëhet: RTG e mushkërive, ultrazëri i abdomenit, scintigrafia e kockave.

130812-alice-ho-076-1

Radioterapia

Rrezatimi është metodë lokale e mjekimit të kancerit të gjirit me përdorimin e rrezeve me energji të lartë, me ç’rast shkatërrohen qelizat malinje si dhe zvogëlohet mundësia e recidivit të sëmundjes.

Aplikimi i radioterapisë manifestohet me skuqje të lehtë dhe irritim të lëkurës. Nëse rrezatohen limfonodet retrosternale, mund të shkaktohet ezofagiti ose traheiti kalues për shkak të ndjeshmërisë së mukozës në rrezatim.

Nëse në fushën e rrezatimit është përfshirë sipërfaqja e madhe e mushkërive, mund të shkaktohet pneumonia. Nëse aksilla është rrezatuar me dozë më të madhe, mund të shkaktohet dëmtimi i pleksusit brahial që manifestohet me dhimbje dhe parestezi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori