LAJMI I FUNDIT:

Meta pret Presidentin e ri Bajram Begaj: Suksese në detyrën e lartë!

Meta pret Presidentin e ri Bajram Begaj: Suksese në detyrën e lartë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar sot se ka pasur një takim me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, Meta i ka uruar Begajt suksese në detyrën e lartë të kreut të shtetit.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z. Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkroi Meta.


Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë
Lexo po ashtu Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë

Kujtojmë se një ditë më parë, Begaj u takua në Pallatin e Brigadave me ish-presidentët e vendit, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik, kur edhe përfundon mandati i Metës.

Begaj u zgjodh në krye të shtetit më 4 qershor. Kandidatura e tij, e propozuar nga socialistët, mori 78 vota pro në raundin e katërt. Ai mbajti deri atë ditë postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, post në të cilin e kishte dekretuar pikërisht Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori